Ku Luksi & Moda Jane Prioriteti Yne

Pyetje Pergjigje

1. Ku shperndani ju?

Në të gjithë Shqipërine dhe Kosovën. Pothuajse në të gjitha destinacionet ne i dërgojmë produktet brenda 24 orëve.

 

2. Kur vjen produkti?

Produkti që ju porosisni vjen minimumi për dy orë brënda Tiranës dhe maksimumi 24 orë në të gjithë Shqipërinë.

 

3. A janë produktet origjinale?

Nëse produkti që ne publikojmë ka markë, atëhere produkti është i prodhuar nga ajo markë dhe ka të gjitha detajet e saj. Nëse produkti do ishte imitim, ne do e shënojmë patjetër që nuk është origjinal.

 

4. Si ta paguaj produktin?

Mund ta paguani në shumë mënyra. Me lekë në dorë (CASH) është mënyra më e thjeshtë, por ne gjithashtu pranojmë edhe pagesat me kartë krediti Visa ose Master Card gjithashtu me Paypal ose transfertë bankare.

 

5. Pakoja vjen e mbyllur?

Të gjitha produktet janë të rinj në paketimin origjinal nëse nuk specifikohen tek përshkrimi i tij që produkti është i hapur. Gjithashtu kur vjen pakoja me postë, ajo është gjithmonë e mbyllur dhe transportuesi nuk ka të drejtë ta hapë.

 

6. Mund ta kthej mallin e paguar?

Po, mund ta ktheni atë brenda 48 orëve sipas kushteve, që janë të përcaktuara tek kushtet e kthimit, të listuara tek informacionet poshtë faqes.

 

7. A mund ta anulloj porosinë e bërë?

Ju mund ta anulloni porosinë e bërë në ç’do moment që dëshironi pa patur asnjë kosto ekstra.

 

8. A mund të ndryshoj të dhënat e mia te anëtaresimit?

Ju jeni të lirë të ndryshoni të dhënat tuaja sa herë që dëshironi dhe të dhënat e mëparshme do të fshihen automatikisht nga sistemi jonë. Ju jeni në gjëndje të ndryshoni password-in tuaj, adresën e e-mailit ose edhe adresën e shtëpisë. Të gjitha tek llogaria ime

 

9. Si mund të blej në këtë faqe?

Të gjitha mënyrat e blerjes në faqe i keni të listuara në fund të faqjes.